Ambasadori austriak: Qeveria apo biznesi s’duhet të ndërhyjë në fushën e medias

Shqipëria

Ambasadori austriak: Qeveria apo biznesi s’duhet të ndërhyjë në fushën e medias

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 08:10
Christian Steiner

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” se vitin e fundit në Shqipëri nuk ka pasur asnjë përmirësim në fushën e medias.

“Liria e medias dhe liria e shprehjes janë kritere të rëndësishme të procesit të anëtarësimit në BE dhe kjo është raportuar në raportin e Komisionit Europian si dhe në raportin e vitit të shkuar që fatkeqësisht nuk patën mundësi të vinin në dukje ndonjë përmirësim në këtë fushë”, u shpreh ambasadori.

Ai shtoi se është shumë e dobishme për gazetarinë e mirë që ta bëjë punën e saj pa ndërhyrjet e qeverisë dhe biznesit.

Sa i përket ngritjes së  Agjencisë së Medias dhe Informacionit në Shqipëri, z.Steiner u shpreh se nuk ka një institucion të ngjashëm në Austri.

“Jo ekzaktësisht të tillë, por mendoj se ne kemi për shembull Shërbimin Federal të Medias, deri para pak kohësh, por në fakt ai u mbyll, duke u shkrirë në të tjera struktura të Kancelarisë Federale”, tha ambasadori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat