Rama tregon historinë e familjes së varfër: Tre vajzat mësonin në çadër…

Shqipëria

Rama tregon historinë e familjes së varfër: Tre vajzat mësonin në çadër…

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 17:21
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Elbasan, ku është takuar me nxënës të shkollave të këtij qytetit. Gjatë diskutimeve kreu i qeverisë dëgjoi disa nga problematikat e tyre. Mes të tjerash shumë prej nxënësve u ankuan për mungesën e këshilluesit të karriere.

Madje, disa nxënës kërkuan nga kryeministri një arsye se përse duhet të qëndrojnë në Shqipëri për të studiuar. Lidhur me këtë, Rama u tregoi një histori të një familje të varfër nga Shkodra, ku tre vajzat mësonin në çadër dhe ishin me dhjeta.

Sipas kreut të qeverisë kush guxon dhe ka vullnet ia del gjithnjë pavarësisht kushteve në të cilat ndodhet.

“Unë pavarësisht pozicionit nga ku flas nuk kam ndryshuar mendim dhe mënyrën sesi e shoh këtë punë. Çdokush është i lirë të marrë vendimin për veten se çfarë do të bëjë. Nuk jetojmë më deri përpara 30 vjetësh që nuk e kishim këtë dilemë. Nuk ia bënim këtë pyetje vetes që shkollën e lartë do e bëj jashtë. Në njëfarë mënyre e kishim mendjen të fjetur. Liria i ka dilemat shumë më të mëdha. Kur njeriu është përpara dilemave duhet të bëjë zgjedhjet e veta. Meqë u pyetëm këtu do ta nisja nga e kundërta, nuk do të thoja arsyet pse duhet të iki, por pse nuk duhet të iki. Në të gjitha rastet në Shqipëri, jashtë, kjo botë është e atyre që guxojnë dhe që janë të vendosur. Kush guxon ia del kudo që të jetë. Pastaj sigurisht që bën zgjedhjet e veta në varësi se deri ku do të shkojë. Unë kam pasur për shkak të detyrës mundësinë në më shumë se një rast të vizitoj familje shumë të varfra, jo si ata që ankohen me iphone që s’kemi bukë, por të varfër, të varfër.

Aty kam parë fëmijë me të gjitha 10. Nuk e harroj kurrë një familje në një zonë rurale të Shkodrës tre vajza mësonin ën çadër, ishin me të gjitha 10 dhe flisni  anglisht. Vinin nga një familje që jetonin nga familja e babait q punonte me një karrocë. Babai nuk kishte asnjë shans që të influenconte notat e vajzave të veta. Ato i kishin të gjitha mundësitë dhe të mund të justifikoheshin nuk kemi kushte për të mësuar. Ato nuk i kishin kushtet për të mësuar. Mirëpo, duke mësuar ato po rrisnin krahët për të fluturuar nga ajo gropë varfërie dhe për ta pasur ndryshe jetën e tyre. Dija të bën që të ecësh përpara kur ke vendosur të ecësh në mënyrë të drejtë. Përgjigja është brenda secilit çfarëdo që mund të dëgjosh është vetëm një nga argumentet. Kush ka ambicie, kush ka guxim dhe vendosmëri e arrin atë që do. Nga ana tjetër është problem që ne vazhdojmë pas 30 vitesh të kërkojmë nga shteti sikur është nënë e banë e gjithçka. Shteti ka shumë detyra, sipas mundësive, por shteti nuk e bën dot për ty atë që ti duhet të bësh për veten. Nëse pret gjithçka nga shteti je i destinuar të mos shkosh aty ku do. Studentët jashtë bëjnë nga një apo dy punë. Nuk është shteti që u shkon mbrapa,” deklaroi kryeministri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat