Gjiknuri: E dëgjova ‘tërmetin’ në Foltore, më vjen mirë

Shqipëria

Gjiknuri: E dëgjova ‘tërmetin’ në Foltore, më vjen mirë

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 00:35
Damian Gjiknuri

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri duket se e ndjek nismën e ish-kryeministrit Sali Bersha, Foltore.

Gjiknuri në një bisedë televizive tha se i vjen mirë që fjala tërmet (për të cilën ai e ka përdorur në zgjedhjet lokale të vitit 2019, në një përgjim të publikuar nga gazeta gjermane Bild, për të blerë votat) po përdoret politikisht.

Pjesë nga intervista:

Gjiknuri: Kur e dëgjova tërmetin në ‘Foltore’ kur i tha njëri Sali Berisha je një tërmet i vërtetë në politikë dhe salla duartrokiti, më vjen mirë që shprehja tërmet ka marrë një përdorim mbi një lëvizje të fortë dhe të papritur politike.

Nuk e di sa mirë do të vijë pas 11 dhjetorit…

Gjiknuri: Do ta shohim. Pse ça ka në 11 dhjetor?

Ka stresin tuaj. Është data më problematike për ju. Jo gjithmonë opozita do të ketë kryetar partie dike që ju i ofroni pazar. Dhe me një lider tjetër të opozitës shans që ai person të rrijë kryetar bashkie në Lezhë, ju e konsideroni çështje bajate, nuk ka.

Gjiknuri: Se kush do të jetë lider i opozitës nuk është problemi im, por i juaji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat