Në një zonë shkëmbore të thepisur, publikohen pamjet nga vendi ku u gjet i vrarë Ruzhdi Hoxha

Shqipëria

Në një zonë shkëmbore të thepisur, publikohen pamjet nga vendi ku u gjet i vrarë Ruzhdi Hoxha

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 15:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Këto janë pamjet e vendit të ngjarjes ku u gjet trupi i biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Pamjet janë siguruar nga gazetarja Klodiana Lala.

Viktima është gjetur pas malit të Dajtit në një zonë shkëmbore.

Mësohet se trupi ka qëndruar për shumë orë në vendin e ngjarjes për kryerjen e ekspertizës, si edhe për shkak të terrenit të vështirë.

Biznesmeni i inerteve Rruzhdi Hoxha baba i dy fëmijëve ishte prej dy javësh i zhdukur. Ai ishte pronar i një biznesi inertesh në dalje të Kamzës.

Denoncimi për zhdukjen e tij ishte bërë nga vëllai në komisariatin numër 5 më 24 tetor. Policia ka arrestuar personin e fundit që ishte me të, 43-vjeçarin Fredi (Ferdinand) Rrushi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat