Ekzekutimi biznesmenit/ “Më tha ik, se po dal me shokë”/ Flet miku i Ruzhdi Hoxhës

Shqipëria

Ekzekutimi biznesmenit/ “Më tha ik, se po dal me shokë”/ Flet miku i Ruzhdi Hoxhës

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 15:31
Ruzhdi Hoxha

Miku i Ruzhdi Hoxhës, E.T, në dëshminë e dhënë në polici, tregoi se e ka parë shokun e tij për herë të fundit teksa hipte në një makinë tip Pasat ngjyrë gri e errët bashkë me Fredi Rrushin dhe dy të tjerë.

Fredi Rrushi është i dyshuari kryesor nga policia për vrasjen e biznesmenit, që kërkohej prej 13 ditësh, por trupi i pajetë i tij, u gjet vetëm sot në një zonë gremine në Dajt.

Sipas E.T Ruzhdi Hoxha kishte qëndruar me të dhe një mik tjetër deri në orën 23:00 duke pirë birra, derisa ishte shfaqur Fredi Rrushi për ta marrë me dy të tjerë.

E.T në dëshminë që Top Channel ka zbardhur, thotë se miku i tij i tha të ikte në shtëpi se ai do dilte me shokë, dhe kjo ishte hera e fundt që ai e pa.

Prej 8 vitesh kam shoqëri të ngushtë me shtetasin Ruzhdi Hoxha , i cili është me banim në Paskuqan dhe me të cilin njihem familjarisht duke patur hyrje dalje mes familjesh.

Më datë 20.10.2021 kam qenë në punë nga e cila jan kthyer rreth orës 16:30 duke mos dal më prej saj. Rreth orës 20: 00 kam marrë një telefonatë nga shtetasi Ruzhdi Hoxha i cili më ka kërkuar të shkoja ta merrja në shtëpinë e tij me mjetin tim për të dalë një xhiro.

Jam nisur për tek shtëpia e tij për ta marrë atë, dhe kemi dalë në Tiranë ku takuam një shokun e tij E. B. dhe pimë nga një birrë. Rreth orës 23: 00 aty ka ardhur një automjet tip Pasat , targat nuk i mbaj mend, , ngjyrë gri e errët , me të cilin ishin 3 persona , të cilët nuk i njoh , emrat e të cilëve i kam mësuar kur së bashku me familjarët e Ruzhdiut po interesoheshin se ku ishte.

Shtetasit në makinë ishin K.I , A.S dhe Fredi Rrushi. Pasi ka ardhur kjo makina me këto persona, Ruzhdiu hipi me ta në vend të parë, duke me thënë të shkoja në shtëpi se ai po dilte me shokët e tij.

Pas kësaj sapo kemi mbaruar birrat secili nga ne iku në shtëpi. Pasditen e datës 22.10.2021 djali i tij Ervisi më ka telefonuar duke më thënë nëse isha në dijeni se ku ishte babai i tij dhe i shpjegova sa më sipër. Pasi është pyetur nga ana jonë se ai njeh njerëzit që thashë më lart, më shpjegoi se i njeh si shokë të tij, por vetëm kaq. Më pas kemi pyetur në shumë hotele për Ruzhdiun por nuk dinte gjë njeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat