Taksisti gjeti telefonin e biznesmenit të vrarë pranë Shkollës së Bashkuar, celulari zbuloi se ku ishte braktisur viktima

Shqipëria

Taksisti gjeti telefonin e biznesmenit të vrarë pranë Shkollës së Bashkuar, celulari zbuloi se ku ishte braktisur viktima

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Telefoni i biznesmenit Ruzhdi Hoxha çoi në gjetjen e trupit të tij të pajetë dje në Dajt. Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se telefoni i viktimës ishte gjetur përtokë në zonën pranë shkollës së Bashkuar, nga një taksist. 

Ky i fundit mësohet se e kishte shitur celularin në një servis telefonash në kryeqytet. Bëhet e ditur se telefoni, duke qenë se nuk kishte pin, një nga teknikët e servisit kishte bërë me të një thirrje telefonike. Ka qenë pikërisht kjo telefonatë që sinjalizoi policinë, e cila lokalizoi vendin e servisit dhe e sekuestroi atë si provë materiale.

Lala pohon për ‘BW’ se pasi u identifikua taksisti, ai kishte deklaruar dhe vendin se ku e kishte gjetur, dhe nga ky moment policia filloi kërkimet në zonën e Dajtit. 

Nga lëvizja e telefonit të viktimës, policia zbuloi dhe vendin ku ishte vrarë dhe mbuluar me zhavor e gurë Ruzhdi Hoxha. Kujtojmë se si i dyshuar për krimin është arrestuar Ferdinand alias Fredi Rrushi. Ky i fundit thuhet se ka lidhje me pjesëtarë të grupeve kriminele si H.Gj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat