U rrëmbye dhe u gropos, reagon kryebashkiaku i Fierit për vrasjen e 8-vjeçarit

Shqipëria

U rrëmbye dhe u gropos, reagon kryebashkiaku i Fierit për vrasjen e 8-vjeçarit

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 20:36
Armando Subashi

Kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, në një intervistë për ‘News24’ foli për ngjarjen e rëndë që tronditi këtë mbrëmje opinionin publik.

Ndërsa e konsideroi një ngjarje të rëndë, tronditëse, Subashi tha se 38-vjeçari nuk ka pasur një punë të qëndrueshme.

Subashi gjithashtu tregoi se më parë 38-vjeçarit i është babai nga jeta, ndërsa e ëma është martuar lar qytetit të Fierit.

Ai gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve që të tregohen vigjilentë dhe të kujdesshëm, ndërsa shtoi se institucionet duhet të hetojnë për zbardhjen e plotë dhe për ti dhënë dënimin e merituar autorit.

Si e mësuat lajmin?

Subashi: Lajmin e mësova nga administratori i qendrës . Pak minuta me vonë është shfaqur në ekranet e TV. Është  një tragjedi e vërtetë, në ka lënë pa fjalë. jemi munduar të mësojmë hollësi të kësaj ngjarje. Nuk ka asgjë që të mund të justifikojë, Autori i ngjarjes ka pasur histori disa vite më parë, por nuk mendoj të kenë lidhje. Në atë ngjarje ndoshta ka qenë me xhaxhain që ka dhunuar, janë me të njëjtin mbiemër. Kjo e bën akoma më shumë enigmatike ngjarjen dhe shton pyetjen përse duhet të arrinte deri këtu?

Thatë që jeni vënë në dijeni sot nga administratori i zonës, keni pasur njoftime apo shqetësime të mëhershme për këtë persona?

Subashi: Nuk kemi pasur asnjë informacion apo një sinjal më të vogël që ai të kryente veprime të tilla në lagjen ku banonte apo fshatin e vet. Nuk ka qenë pjesë e skemë së ndihmave. I ati i tij ka ndërruar jetë, e ëma e tij është martuar diku larg Fierit dhe në këto kushte i është të përballojë jetën në këto kushte. Më kanë thënë që për disa muaj ka punuar në zonë e Tepelenës, dhe shkonte ku të gjente punë. Nuk ka pasur një punë stabël gjatë këtyre 2-3 viteve të fundit. Këto janë raste që mund të ndodhin një herë në shumë vite, këto janë raste të rralla dhe marrin të gjithë vëmendjen e opinionit, dënohen fuqishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat