Nuk iu bashkua ‘Foltores’ së Berishës, flet kreu i PD-së në Librazhd dhe bën deklaratën e fortë

Shqipëria

Nuk iu bashkua ‘Foltores’ së Berishës, flet kreu i PD-së në Librazhd dhe bën deklaratën e fortë

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 13:11
Bujar Vreto

Kryetari i degës së PD-së në Librazhd, Bujar Vreto iu është përgjigjur akuzave për mospjesëmarrjen e tij në “Foltoren” e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Së pari në foltoren e zotit Sali Berisha nuk isha i njoftuar si kryetar i degës së Partisë Demokratike. Absolutisht isha në kontakt me shumë demokratë dhe me struktura të Partisë Demokratike. Të gjithë ata që kanë hedhur akuza duhet të dinë qartë dhe ta vendosin mirë në kokën e tyre se unë vij nga një familje e madhe patriotike dhe me histori që nga koha e Rilindjes dhe më tutje. Nuk mund të them për rilindjen e sotme që e kanë bastarduar këtë lloj termi.

Dua të them se kam mbi 30 vite në demokraci që kam bashkëpunuar me krenari si me liderin historik si me kreun aktual Lulzim Basha.

PD u kthye me mision të caktuar për të shkruar historinë. Librazhdi im kishte një datë feste të vetën, pra çlirimin e tij dhe në çdo vit ne e kemi nderuar këtë festë. Unë si përfaqësues i degës së PD këtu përveç një viti, kam qenë çdo vit. Ata që më akuzojnë sot mua kanë ndenjur në një çadër me Gramoz Rucin dhe me Namik Doklen. Si duhet të veproja unë, të mos merrja pjesë në festën e çlirimit të Librazhdit?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat