A kishte abuzuar seksualisht babai me të? Del ekspertiza për vogëlushen 6-vjeçare që u bë për spital

Shqipëria

A kishte abuzuar seksualisht babai me të? Del ekspertiza për vogëlushen 6-vjeçare që u bë për spital

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 15:09
6-vjeçarja

Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje të reja për babain nga Kamza që bëri për spital vajzën e tij 6-vjeçare.

Në fund të muajit tetor, një 6-vjeçare mbërriti në spital me plagë të shumta në trup. Në fillim u tha se e mitura ishte dhunuar mizorisht dhe abuzuar seksualisht nga babai i saj Raimond Kunora.

Por sipas gazetares Anila Hoxha, ekspertiza mjeko-ligjore ka treguar se nuk është abuzuar me të miturën.

E mitura mbërriti në spital në gjendje të rëndë për jetën dhe mjekët deklaruan se vajza ka dëmtime të rënda të organeve dhe shenja kafshimi pranë organeve gjenitale.

Pas kësaj gjykata e Tiranës vendosi ta linte në burg 27-vjeçarin ndaj të cilit është ngritur vetëm akuza e keqtrajtimit të të miturës. Ndërkohë familjarët dhe dëshmitë e reja prej të afërmve kanë treguar se 27-vjeçari e dhunonte vazhdimisht vajzën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat