Meta: Më përgjojnë telefonin shërbimet sekrete, të brendshme dhe të huaja

Shqipëria

Meta: Më përgjojnë telefonin shërbimet sekrete, të brendshme dhe të huaja

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 22:08
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme duke thënë se ai përgjohet nga Shërbimet Sekrete të brendshëm dhe të huaja.

Meta ka treguar një rast që lidhet me zgjedhjet e 30 qershorit në vendin tonë. Presidenti ka theksuar se gjatë një udhëtimi me avion i kishte telefonuar Gramoz Ruçit, për anulimin e zgjedhjeve, ndërsa ka shtuar se Ruçit i komunikoi vetëm gjërat bazike, pasi sipas tij telefoni i presidentit përgjohej.

Deklaratën, Meta e bëri në emisionin ‘Çim Peka Live’, ka theksuar se telefoni i tij përgjohet nga shërbimet sekrete të brendshme por edhe të huaja.

“Isha në avion dhe telefonova Ruçin, për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. S’kisha kohë për takim të gjerë shumë palësh dhe mendova të flas vetë me Ruçin. Sigurisht s’ja thash të gjitha se telefonat tanë përgjohen. Nga të gjithë përgjohen, të brendshëm dhe të huaj. Por unë se kam problemin me këtë. Jam krenar se s’kam gjë për të fshehur” deklaroi Meta mes të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat