Rama dërgon ministrat e Kosovës dhe Shqipërisë te restoranti i Gjergj Lucës

Shqipëria

Rama dërgon ministrat e Kosovës dhe Shqipërisë te restoranti i Gjergj Lucës

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 13:08
Edi Rama

Ditën e sotme, në Elbasan u zhvillua mbledhja e 7-të e qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës ku u firmosën 16 marrëveshje mes dy vendeve.

Në fillim mbledhja ishte njoftuar se do të zhvillohej në Durrës, por disa ditë vendndodhja u ndryshua dhe u vendos të mbahej në Elbasan.

Si duket, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të çojë kabinetin e tij dhe ministrat e qeverisë së Kosovës në restorantin e biznesmenit Gjergj Luca, te “Fish City”.

Rama njihet për miqësinë me Lucën, dhe shpeshherë kanë zhvilluar takime miqësore dhe pune bashkë. Ndërsa ky i fundit është një person jo shumë i pëlqyer nga qytetarët shqiptarë.

Kujtojmë se së fundmi, kur u prezantua buxheti për peshkatarët, Luca shpërtheu në ofendime ndaj fermerëve që protestonin kundër paketës fiskale. Ai i quajti fermerët horra, ndërsa thoshte se duhet ta falënderojnë qeverinë për mbështetjen e dhënë, sipas tij 200 milionë euro në 4 vite.

Po ashtu Luca është etiketuar oligark nga disa figura politike, dhe këtë e ka pohuar dhe vetë duke thënë:  “Ne jemi të gjithë oligarkë! Kush punon në këtë vend është oligark?!”.

Nuk dihet nëse kjo zgjedhje e Ramës për të çuar dy qeveritë në restorantin e Lucës ka qenë e qëllimshme

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat