Dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit/ Ambasada e SHBA: Nderojmë qëndresën e shqiptarëve përballë fatkeqësisë

Shqipëria

Dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit/ Ambasada e SHBA: Nderojmë qëndresën e shqiptarëve përballë fatkeqësisë

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Ambasada e SHBA ka përkujtuar tragjedinë e dy viteve më parë kur një tërmet me magnitudë 6.4 ballë goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit 2019.

Me një postim në Twitter ambasada shkruan  SHBA ishte krenare që qëndroi me miqtë shqiptarë për të ndihmuar atë ditë.

“Dy vjet më vonë, ne kujtojmë atë mëngjes herët kur goditi një tërmet shkatërrues 🇦🇱.

Kujtojmë 51 viktimat dhe nderojmë qëndresën e shqiptarëve përballë fatkeqësisë. 🇺🇸ishte krenar që qëndronte me miqtë tanë shqiptarë për të ndihmuar atë ditë dhe që atëherë”- shkruhen në postim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat