Rast shokues/ 3 vajza mitura shfrytëzohen seksualisht, kush është gruaja që përfiton prej tyre

Shqipëria

Rast shokues/ 3 vajza mitura shfrytëzohen seksualisht, kush është gruaja që përfiton prej tyre

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 12:03
Ilustrim

Një rast tronditës raportohet nga Berati, ku dyshohet se tre të mitura abuzohen seksualisht. Bëhet fjalë për 3 vajza përkatësisht të klasave të 3, 7 dhe 8, të cilat dyshohet se janë abuzuar seksualisht.

Vajza e madhe ka më shumë se 10 ditë që nuk frekuenton shkollën, ndërsa prindërit i ka të pamundur fizikisht për t’u kujdesur. Bëhet fjalë për një familje ku prindërit e fëmijëve janë me probleme të shëndetit mendor.

Të miturat dhe prindërit e tyre jetojnë në qytetin e Beratit ku kanë marrë prej disa kohësh një banesë me qera.

Dyshohet se një grua, e cila hiqet sikur iu shërben e kujdeset për familjen, po i shfrytëzon.

Për këtë rast prokuroria e Beratit ka nisur hetimet e menjëhershme dhe po mbledh prova, ndërsa në hetim është përfshirë edhe Drejtoria Vendore e Policisë.

Zonja në fjalë, indetiteti i të cilës nuk bëhet i ditur për shkak të hetimit, dyshohet se është burimi ndërlidhës nga meshkuj në moshë. Ajo është banore e zonës ku jeton familja e të miturave.

Nën drejtimin e Prokurorisë, policia ka nisur hetimet ndërsa pritet marrja në pyetje e personave që kanë rënë viktimë apo atyre që dyshohet se kanë kryer veprën e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat