Balluku inspekton punimet në Rrugën e Arbrit: Aksi do të hapet më 29 nëntor

Shqipëria

Balluku inspekton punimet në Rrugën e Arbrit: Aksi do të hapet më 29 nëntor

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 16:32
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar këtë të shtunë Rrugën e Arbrit, ku po kryhen punimet e fundit para hapjes së këtij aksi rrugor për qarkullimin e automjeteve.

Aksi do të hapet më datë 29 nëntor dhe hapja do të bëhet para afatit që është nënshkruar në kontratë, në mënyrë për të lehtësuar qarkullimin për periudhën e dimrit.

Duhet shumë kujdes nga ana e drejtuesve të automjeteve për kalimin në këtë aks pasi rruga është ende në punim e sipër.

Policia e Shtetit do të ketë një shërbim të shtuar dhe kontrolle të shtuara për të rritur edhe sigurinë në rrugë.

Po i jepet dora e fundit edhe sinjalistikës rrugore dhe deri ditën e nesërme do të jetë përfunduar gjithçka, por apeli qëndron për drejtuesit e mjeteve, të cilët duhet të tregojnë një kujdes ekstra, duke respektuar sinjalistikën dhe shpejtësinë në këtë aks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat