Shoferi tapë përplaset me shtyllën e ndriçimit, policia i zbulon edhe kokainë

Shqipëria

Shoferi tapë përplaset me shtyllën e ndriçimit, policia i zbulon edhe kokainë

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 40-vjeçar, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është aksidentuar dhe ka dëmtuar një shtyllë ndriçimi.

Gjatë kontrollit fizik, policia konstatoi se ai mbante me vete edhe kokainë.

"Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Shkatërrimi i pronës” dhe Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të shtetasi, L. P., 40 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas në lagjen “Luigj Gurakuqi” duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”, është përplasur me një shtyllë ndriçimi. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike të dyshuar kokainë", njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme./Gazeta SHQIP

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat