Nisma e dekomunistizimit në PD, Papa: Kemi ngritur grupin e punës dhe po përgatisim një paketë

Shqipëria

Nisma e dekomunistizimit në PD, Papa: Kemi ngritur grupin e punës dhe po përgatisim një paketë

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 14:46
Enriketa Papa

Historiania dhe njëherazi anëtarja e Këshillit të PD, Enriketa Papa, ka shpjeguar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, nismën e dekomunistizimit, që u artikulua një ditë më parë nga nënkryetari Enkelejd Alibeaj. Sipas historianes, kjo nismë është diskutuar brenda PD që në vitin 2018 dhe tashmë duhet të marrë formë më konkrete. Sipas saj, një grup pune do të përpilojë të gjitha masat që do të ndërmerren për dekomunistizimin e do të prezantohen në kuvend në formën e një pakete. Më pas sipas Papës, është detyra e grupit parlamentar të PD për të bindur mazhorancën për të votuar këto ndryshime. 

Çfarë përmban nisma?

Papa: Kjo është një nismë e iniciuar nga PD që në vitin 2018 e mirëmenduar nga një grup pune. Është një paketë e cila dhe për shkak të ngjarjeve të forta politike u la në sirtarët e PD dhe faktikisht që në periudhën e fushatës elektorale grupet brenda PD e kanë diskutuar. Ajo që bëri deputeti Çela është provokim dhe përdhosje e flamurit me figurën e diktatorit. Ajo që PD kërkon është pikërisht dekomunistizimi. Është një proces që ka vijuar që në fillimet e vitit ’90. Por nisma që vjen për shkak të disa demonstrimeve vijnë duke u rritur dhe kanë punuar në festa kombëtare. Ka shumë problematika sa i përket teksteve shkollore, kurrikulave dhe muzeve. Ne jemi në vitin 2021 në një mungesë totale të qeverisë për të implementuar ligjet që janë miratuar nga parlamenti. Unë ju sjell një shembull se përse është një kambanë alarmi. Në vitin 2016 përqindja e shqiptarëve që kishin perceptim pozitiv për Enver Hoxhën. Kjo vjen si pasojë e mungesave. Ne përmes kësaj nisme do të propozojmë një sërë simbolesh. Kjo është nismë që do të përfshirë një grup të gjerë. Mendojmë që është momenti i duhur për të manifestuar një dekomunistizim të plotë. Është një grup që do të ngrihet. Do të jemi në konsulta me profesionistë. Janë një sërë institucionesh që do të bashkërendojnë për një paketë efikase. Fakti që ka nisur është gjë pozitive. Paketa do të hidhet në parlament dhe më pas do i nevojitet grupit parlamentar të PD për të bindur mazhorancën për një sukses. 

Sa i përket situatës në PD, Papa tha se njeh si legjitim Kuvendin e datës 18 dhjetor, të thirrur nga kryetari aktual Lulzim Basha. Ajo tha se u vendos për kryetarin dhe në kuvendin e datës 18 të diskutohet për problematikat që kanë dalë në pah gjatë foltoreve të ish-kryeministrit Sali Berisha. 

Debatet Berisha-Basha?

Papa: Unë i konsideroj debate që nuk janë surprizë pas vendimit për të pezulluar nga grupi parlamentar liderin historik të PD. Në këtë vendimmarrje të kreut të PD, ka pasur vlerësime politike zoti Berisha. Këto janë debate që priten dhe të mirëkuptueshme pas masakrës zgjedhore të 25 prillit. Ajo që është dhënë si një lloj reflektimi nga PD është data 18 dhjetor, e cila vjen si një diskutim për atë që po zhvillohet në foltoret e zotit Berisha. 

Data 11 dhjetor vjen më parë dhe është datë e përcaktuar si mbajtja e Kuvendit Kombëtar nga PD, ndërkohë zoti Basha dhe lidershipi aktual vendosi datën 18 hjetor, do të kemi dy data?

Papa: Unë e shoh si reflektim. Unë si Kuvend legjitim shoh atë të datës 18 dhjetor. Por më pas atë që bën zoti Berisha mbetet në përgjegjësinë e tij për ta shpjeguar. Unë shikoj 18 dhjetorin si një nismë legjitime, ndërsa 11 dhjetorin si një nismë të nxituar. PD pas masakrës pati disa procese të brendshme për të rizgjedhur përfaqësinë e vet për një mandat 4-vjeçar. Pakënaqësia personale i mirëkuptoj. Por imponimi në forma jo legjitime për mua nuk…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat