​Rakacolli flet për variantin Omicron: A ka hyrë ai në Shqipëri?

Shqipëria

​Rakacolli flet për variantin Omicron: A ka hyrë ai në Shqipëri?

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 21:29
Mira Rakacolli

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, deklaroi sot se në Shqipëri ende nuk është gjetur asnjë rast me variantin e ri Omicron, por sigurisht që dyshimet ekzistojnë.

Rakacolli deklaroi për Top Channel se së shpejti do të dërgohen edhe mostra për sekuencim jashtë vendit.

“Nuk mund ta themi. Duhet ta kesh me laborator, por edhe Shqipëria është ngritur në alert për t’u përballur me këtë mutacion. Që kur u shpall ne e kemi ndjekur me vëmendje situatën në botë, në Shqipëri. Nuk e përjashtojnë dhe as nuk e konfirmojmë.

Edhe ne do t’i çojmë mostrat tona, po i përzgjedhim në bazë të protokolleve dhe do t’i dërgojmë për sekuencim. Përderisa është një virus është në vendet fqinje, ka një lloj logjike që të mendosh se është edhe këta, siç ishin edhe variantet e tjera”, tha Rakacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat