Akuzohet për “Shpërdorim Detyre” dhe “Mashtrim”, lihet në brurg Komisari në Elbasan

Shqipëria

Akuzohet për “Shpërdorim Detyre” dhe “Mashtrim”, lihet në brurg Komisari në Elbasan

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) e ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për Komisarin Fatmir Alia me detyrë Shef i Zyrës së Kërkimit “Fast Albania” pranë Drejtorisë Operacionale në DPPSH.

46-vjeçarit akuzohet për veprat penale “Shpërdorim Detyre”, “Kallëzim i rremë” dhe “Mashtrim”.

Në kuadër të këtij procedimi penal, Drejtoria Rajonale e SHÇBA Elbasan ka arrestuar më parë në kuadër të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës edhe punonjësin e policisë Inspektor Sokol Fana, pjesë e strukturës operacionale të “Fast Albania” dhe shtetasin K.H., person me precedent penalë dhe kriminalë në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Veprimet dhe aktet proceduriale të përpiluara u vunë në dispozicion të Prokurorisë Elbasan. Hetimet vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat