Ndarja nga jeta e Edi Luarasit, Basha: Ndriçoi skenën shqiptare edhe në vitet më të errëta

Shqipëria

Ndarja nga jeta e Edi Luarasit, Basha: Ndriçoi skenën shqiptare edhe në vitet më të errëta

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 20:42
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të artistes së madhe Edi Luarasi.

Basha shprehet se ajo ka ndriçuar skenën shqiptare edhe në vitet më të errëta të regjimit.

“Me trishtim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistes së madhe Edi Luarasi. Edhe në vitet e errëta të regjimit Edi Luarasi ndriçoi në skenën shqiptare me talentin e saj. As diktatura nuk i’a errësoi dot shkëlqimin edhe pse u detyrua të largohej nga skena.

Kjo ishte beteja e parë që humbi Edi Luarasi, por talenti dhe rolet e saj, qytetaria dhe eleganca që ajo i la vendit si artiste do të mbeten gjatë në memorien e shqiptarëve. Ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe të afërmit e saj. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat