Hidhet nga kati i tretë i pallatit, 42-vjeçarja në gjendje të rëndë në spital

Shqipëria

Hidhet nga kati i tretë i pallatit, 42-vjeçarja në gjendje të rëndë në spital

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 08:09
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Një 42-vjeçare ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga pallati ku jetonte.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:50, në vendin e quajtur “Ardeno”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, shtetasja me inicialet D. P., 42 vjeçe, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat