21-vjeçari rreh babanë, një tjetër kapet duke vjedhur, arrestohen 11 persona në Tiranë

Shqipëria

21-vjeçari rreh babanë, një tjetër kapet duke vjedhur, arrestohen 11 persona në Tiranë

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

 Në 24 orët e fundit policia e Tiranë ka arrestuar 11 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë po ashtu janë vënë nën hetim edhe 10 persona të tjerë për vepra më të lehta.

Konkretisht sipas policisë specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 30 vjeç, pasi i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës, shtetases E. K., 28 vjeçe, dhe gjatë tentativës për t’u larguar, ka plagosur lehtë me mjet prerës, shtetasin E. D., 54 vjeç, i cili ka tentuar ta ndalojë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. N., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një mjet prerës thikë.

Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit T. J., 25 vjeç, si dhe proceduan penalisht shtetasin T. Th., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit T. J., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, ndërsa shtetasi T. Th. nuk ka kallëzuar krimin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. B., 54 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime, pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– E. H., 29 vjeç, pasi ka shkelur masë e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës;
– L. C., 21 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. B., 21 vjeç, i dënuar më parë për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe M. H., 27 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– I. D., 26 vjeç, pasi u kap duke duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;

– K. B., 34 vjeç dhe P. L., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit:

– K. A., 40 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”;

– A. M., 35 vjeç dhe A. I., 63 vjeç, për veprën penale “Kanosja”;

– R. D., 36 vjeç, O. H., 15 vjeç dhe P. Z., 15 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”;

– E. S., 60 vjeç dhe G. S., 41 vjeç, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”;

Më datë 04.12.2021, shtetasja A. R., 32 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa e saj, vajza e mitur, shtetasja B. Xh., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat