Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ”Kalorës i Urdhërit të Skenderbeut” ju uron shqiptarëve: Gezuar ditën e rinisë

Shqipëria

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ”Kalorës i Urdhërit të Skenderbeut” ju uron shqiptarëve: Gezuar ditën e rinisë

Nga: Azgan Haklaj Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 15:18
Azgan Haklaj

Respekt e mirënjohje për rininë heroike që shëmbi diktaturën më mizore të Europës.

Rinia studentore e ktheu dhjetorin e acartë të vitit 90-të në pranverë të demokracisë.

Sot pas tre dekadash kjo ditë simbolike është mesazhi më i fuqishëm për demokratët e Shqipërisë.

8- dhjetori apelon për shëmbien e regjimit autokratik që u konstruktua mbi rrënojat e regjimit gjakatar të diktaturës së Enver Hoxhës.

Dhjetori 2021, dhjetori i krishtëlindjeve do të hyjë në histori si epilogu i autokratizmit, neodiktaturës 30 -të vjeçare dhe prologu i demokracisë.

Partia misionare e Kombit Shqiptar që rrëzoj komunizmin më të egër në historinë e Europës nuk ka nevojë për rithemelim.

Historia është e shkruar e nuk mund t’i ndryshosh asgjë.

Ajo nuk mund të retushohet.

Përpjekjet e sotme për riprotagonizëm synojnë privatizimin e historisë dhe rrëmbimin e opozitës nga Berisha dhe Berishizmi për ta bunkierizuar për hallet e veta dhe të familjes së tij të shpallur non grata nga kampioni i lirisë dhe demokracisë botërore SHBA.

Platforma diabolike e Sali Berishës është një strategji djallëzore për të fshirë e rishkruar historinë e lavdishme të PD -së sepse ajo sot është opozita reale e fuqishme, mazhorancë morale e shqiptarëve që do të kthehet nga lëvizje, apo parti elektorale në parti politike në akord me trininë e shenjtë nacionalizmin, pronarët, të përndjekurit politikë, e që do të ngadhnjejë mbi trekëndëshin e Bermudës.

Epoka e re demoktatike po lind.

Mercenarizmi politik ka pësuar vdekje klinike.

18 - të dhjetori është dita e triumfit të madh.

Sofra Blu e 18-të dhjetorit dë të bashkojë të gjithë demokratët sovranë të pa hipotekuar që janë shumicë absolute.

Demokracia do të triumfojë mbi autokratizmin.

Në këtë ditë simbolike të historisë kombëtare, ngjarjes së dytë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, rilindjes së dytë kombëtare.

Në kujtim të aktit heroik të rinisë guximtare që rrënoj regjimin diktatorial do t’ju përshëndes me vargjet lapidare të hymnit kombëtar të Kombit Shqiptar i cili gjatë sagës së gjatë për mbijetesë sakrifikoj sa Krishti por me vendosmërinë e Muhametit ia doli të mbijetojë përballë armiqëve shekullorë që synonin ta zhduknin nga harta e Europës.

“Prej luftës veç ai largohet

Qe ka lindur tradhëtor

Kush është burrë nuk friksohet

Por vdes, por vdes si një deshmorë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat