Para Kuvendit të Berishës, vjen sot në Tiranë zyrtari i lartë amerikan, takime me Ramën e Bashën

Shqipëria

Para Kuvendit të Berishës, vjen sot në Tiranë zyrtari i lartë amerikan, takime me Ramën e Bashën

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 08:15
Gabriel Escobar

Ditën e sotme zv/sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar i cili është i dërguari për Ballkanin Perëndimor do të vizitojë sot Shqipërinë.

Ai parashikohet të ketë tre takime kryesore: me kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Disa qarqe politike e lidhin këtë vizitë të diplomatit të lartë amerikan, me faktin se vjen dy ditë përpara se Sali Berisha, i shpallur non grata prej tyre, mbledh Kuvendin Kombëtar të PD-së. Megjithëkëtë, vizita e Gabriel Escobar, vjen në kuadër të një turi rajonal që ai po mban.

Diplomati ishte këtë hënën në Shkup, ku tha se SHBA-ja mbështes fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

AXHENDA

Takim me kryetarin e PD Lulzim Basha- ora 11:30

Takim me ministren e Jashtme Olta Xhaçka- ora 14:30-15:00

Takim me kryeministrin Edi Rama – ora 17:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat