E rëndë në Bulqizë, humb jetën në rrethana të paqarta një 65-vjeçar, punëtor në fabrikën e kromit

Shqipëria

E rëndë në Bulqizë, humb jetën në rrethana të paqarta një 65-vjeçar, punëtor në fabrikën e kromit

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Një i moshuar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Bulqizë.

65-vjeçari, i cili punonte me kohë të pjesshme tek fabrika e pasurimit të kromit të Bulqizë është gjetur pa shenja jete, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Ngjarja e rëndë është shënuar tek dampa ku shkarkohet rëra, që del nga përpunimi i pasurimit të kromit nga fabrika.

Ndërkaq, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor ka nisur menjëherë hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat