‘Të firmosim marrëveshje partneriteti me SHBA’, Balla: Godet ata që punojnë për destabilitet

Shqipëria

‘Të firmosim marrëveshje partneriteti me SHBA’, Balla: Godet ata që punojnë për destabilitet

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 15:18
Taulant Balla

Në ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha gjatë fjalës në Kuvend  tha se SHBA godet dhe vendos nën sanksione këdo që punon për destabilitetin e rajonit.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës godasin dhe vendosin nën sanksione këdo që punon natën dhe ditën për destabilitetin e rajonit tonë”, u shpreh Balla.

Balla tha se dëshiron që të nxisë Kuvendin e Shqipërisë për të nënshkruar një marrëveshje partneriteti me Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan.

“Dua që ta nxis Kuvendin për të nënshkruar një marrëveshje partneriteti demokracie me Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan. Ky do të ishte një instrument i duhur mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit Amerikan. Niveli i mirë i partneritetit mes dy vendeve duhet të bashkëshoqërohet edhe me një komunikim të vijueshëm mes dy parlamenteve. Është momenti i duhur për ta shtrirë këtë nivel bashkëpunimi mes dy legjislaturave, asaj shqiptare dhe amerikane. Mendoj që kjo merr edhe mbështetjen e kolegëve të opozitës”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat