Shqipëri, ndalimi i grumbullimeve në vende të hapura apo të mbyllura shtyhet deri në 13 dhjetor

Shqipëria

Shqipëri, ndalimi i grumbullimeve në vende të hapura apo të mbyllura shtyhet deri në 13 dhjetor

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 23:54
Foto ilustrim

Ndalimi i grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura në Shqipëri do të qëndrojë në fuqi deri më 13 dhjetor.

Ky është urdhri i firmosur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ndërsa me urdhrin e mëparshëm afati ishte deri me 29 nëntor.

“Në urdhrin nr.633 datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura” të ndryshuar bëhet ndryshimi si vijon:

Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi deri në datën 29.11.2021 zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 13.12.2021”.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare”, shkruhet në vendimin e Ministrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat