Merr kthesën e madhe çështja e Taçit, Prokuroria italiane rrëzon akuzat e ngritura për Petrucelan

Shqipëria

Merr kthesën e madhe çështja e Taçit, Prokuroria italiane rrëzon akuzat e ngritura për Petrucelan

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 18:00
Prokuroria italiane rrëzon akuzat e ngritura për ekonomistin Fabio Petrucela

Gazeta italiane ‘La Repubblica’ bën të ditur se Prokuroria italiane ka rrëzuar akuzat e ngritura ndaj ekonomistit Fabio Petrucela për bashkëpunim me mafien.

Bëhet e ditur se gjykatësi italian Alfredo Montalto, i ngarkuar me hetimin e çështjes së rrjetit të organizuar mafioz dhe pastrimit të parave, deklaroi se nuk ka asnjë provë që vërteton bashkëpunimin me mafien të ekonomistit 90 -vjeçar Zummo, duke lënë në fuqi vetëm akuzën e pastrimit të parave.

Por sipas ekonomistit Petrucela edhe kjo akuzë nuk qëndron pasi paratë ishin të lira në Zvicër para dhe pas transfertës.

Me rënien e kësaj akuze për Petrucelen bie dhe akuza për bashkëpunim mafioz edhe për Rezart Taçin. Për të gjithashtu Prokurori i çështjes Z. Alfredo Montaldo është shprehur se nuk ka prova që vërtetojnë korruptimin e ndonjë funksionari.

Emri i biznesmenit Rezart Taçi u lakua gjatë hetimeve të prokurorisë italiane për ekonomistin Italian Fabio Petruzzella. Ky i fundit u arrestua së bashku me sipërmarrësin 90-vjeçar Francesco Zummo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat