Boçi: 3 incineratorët më shumë kapacitet për plehrat se gjithë Shqipëria, do të importojmë për t’i mbajtur

Shqipëria

Boçi: 3 incineratorët më shumë kapacitet për plehrat se gjithë Shqipëria, do të importojmë për t’i mbajtur

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 23:13
Luçiano Boçi

Deputeti demokrat Luçiano Boçi u shpreh se Kapacitetet e incineratorëve kanë kapacitet më shumë se sa e gjithë Shqipëri.

Ai tha se ka pasur projekt që të importohen mbetje për t’i mbajtur në punë, ndërsa prodhimi i energjisë elektrike është i pamatur dhe i pajustifikuar.

Boçi: Kapacitetet e incineratorëve kanë kapacitet më shumë se sa e gjithë Shqipëri. Pra duhet të importojmë mbetje për t’i mbajtur në punë. Kështu krijohet mundësia që të depozitojmë mbetje nga vendet e tjera. Në Elbasan është parashikuar me 140 ton në ditë, ndërsa bashkia çon 80 ton. Nga 7 bashki vetëm 3 dërgojnë plehra.

Hapësira për të marrë mbetje të tjera ekziston. Projekti është për një gjë të tillë. Energjia elektrike nuk justifikohet dhe nuk matet fare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat