Radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Elbasan, automjetet prej 2 orësh të bllokuar në trafik

Shqipëria

Radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Elbasan, automjetet prej 2 orësh të bllokuar në trafik

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Pamjet që shihni vijnë nga autostrada Tiranë-Elbasan, ku automjetet kanë ‘ngecur’ të bllokuar në trafik prej më shumë se një ore.

Të shumta kanë qenë telefonatat e qytetarëve drejtuar agjencisë së lajmeve ‘BalkanWeb’, të cilët pohojnë se radha e trafikut të automjeteve ka kaluar mbi 1 km. Siç shihet edhe nga pamjet, ana tjetër e rrugës vijon të jetë e lirë, ndërsa rruga për hyrje në Tiranë është bllokuar totalisht.

Problematika paraqitet situata në rrethrrotullimin që lidh Saukun me një qendër tregtare në Tiranë.

“Kam mbi 60 minuta që qëndroj në trafik pa lëvizur asnjë cm makinën time. I kemi rënë në telefon policisë, por asnjë ndihmë deri tani. Kjo situatë është e papërballueshme, pasi të bllokuar në makina ka edhe familje me fëmijë të vegjël.”, tha një prej drejtuesve të mjeteve që pret në radhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat