U raportua se Vjollca bëri vetëvrasje pas presionit mediatik/ Vjen reagimi i “Shihemi në Gjyq”

Shqipëria

U raportua se Vjollca bëri vetëvrasje pas presionit mediatik/ Vjen reagimi i “Shihemi në Gjyq”

Nga: M.L. Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 20:23
Vjollca, Zenuni dhe Eni Çobani

Dy qytetarë nga Shqipëria para pak muajsh u bënë shumë të njohur me historinë e tyre që e shpalosën në emisionin televiziv,”Shihemi në Gjyq”. Gruaja që kërkonte publikisht të drejtat e saj, Vjollca, sot u raportua se ka bërë vetëvrasje.

Siç u raportua debati i Vjollcës me bashkëshortin e saj në televizion u bë viral në internet gjë e cila ka ndikuar që Vjollca të ndërmarr aktin e vetëvrasjes.

Mirëpo ndaj këtij lajmi kanë reaguar në Facebook, përfaqësues të rubrikës “Shihemi në Gjyq”, të cilët kanë hedhur poshtë këto raportime.

Postimi i plotë:

Shumica e njerëzve e shohin botën si një vend të rrezikshëm dhe, për shkak se ata e shohin kështu, bota rezulton, me të vërtetë, të jetë një vend i rrezikshëm.

Nese do ishim aq pozitiv sa jemi të lig ky vend i vogël po me ligësi të medha do rrezatonte mirësi.Kujt i shkoi ndërmend se do vdiste dikush pse e tha ai/ajo po e garantoj që na zgjat jetën dhe çfarëdo mendoni dhe deshironi për të tjerët nuk vonon po ju kthehet tek pragu juaj.

I pabesi realizon një fitim të rremë, por ai që mbjell drejtësi do të ketë një shpërblim të sigurt.Merruni me jeten tuaj dhe larg jetes se te tjereve #shiheminegjyq #

Vjollca t`ju zgjatet jeta dhe u bëfsh 100 vjeç

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat