Zbulohen emrat e shoferit dhe të pasagjeres së arrestuar në Qafë Botë për trafik droge

Shqipëria

Zbulohen emrat e shoferit dhe të pasagjeres së arrestuar në Qafë Botë për trafik droge

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 13:54
Ilustrim

Policia Kufitare e Qafë Botës bëri të ditur sot emrat e dy të arrestuarvë  që tentuar të trafikonin lëndë narkotike në Greqi, konkretisht, 6,15 kg kanabis.

Të arrestuarit janë Albana Pashako dhe Ilirjan Telo.

Policia tha se si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Botës, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip "Daimler Chrysler", me drejtues shtetasin I. T., 51 vjeç, banues në lagjen nr. 1 Sarandë.

Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe u sekuestruan pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 6.15 kg.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim, të shtetasve I. T., 51 vjeç dhe A. P., 36 vjeçe, banues në lagjen nr.1, Sarandë.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat