Nga sot, këta punonjës nuk do të lejohen pa certifikatë vaksinimi në punë

Shqipëria

Nga sot, këta punonjës nuk do të lejohen pa certifikatë vaksinimi në punë

Më: 4 janar 2022 Në ora: 14:17
Ilustrim

Hyjnë sot në fuqi masat e reja të vendosura në kuadër të pandemisë dhe rrezikut nga varianti Omicron i koroanvirusit në vendin tonë.

Komiteti Teknik njoftoi në mbledhjen e fundit se nga data 4 janar punonjësit e administratës publike, të qendrave tregtare dhe supermarketeve , do të duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit për t’u paraqitur në punë.

Në mungesë të certifikatës, ata që nuk duan të vaksinohen, do të duhet të bëjnë test PCR çdo 5 ditë.

Ndërkohë ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00. Vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane dhe në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

?Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat