Tensionet në PD/ Reagon ambasadorja Yuri Kim: Jemi thellësisht të shqetësuar

Shqipëria

Tensionet në PD/ Reagon ambasadorja Yuri Kim: Jemi thellësisht të shqetësuar

Më: 8 janar 2022 Në ora: 11:44
Ambasadorja amerikane Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pasi militantët e Sali Berishës shqyen derën e PD-së duke u futur në seli.

Ambasadorja thekson se SHBA është thellësisht e shqetësuar për situatën duke shtuar se ata që nxisin dhunën do mbahen përgjegjës.

DEKLARATA 

SHBA është thellësisht e shqetësuar me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat