Berisha hedh poshtë mediat e huaja: Reuters dhe Uashington Post të lidhura me Ramën

Shqipëria

Berisha hedh poshtë mediat e huaja: Reuters dhe Uashington Post të lidhura me Ramën

Më: 8 janar 2022 Në ora: 19:19
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar kategorikisht se ditën e sotme në protestë ka patur dhunë.

Ai ka hedhur poshtë shkrimet e agjensive të huaja prestigjioze “The Washington Post” dhe “ Reuters” duke thënë se u janë referuar mediave të Edi Ramës

“As blindet as dhe vrima e miut nuk e shpëton nga populli opozitar Bashën. Sot u arrit që çdo shqiptar të kuptojë se çfarë përfaqëson Lulzim Basha para tyre. Shqiptarët panë fytyrën e vërtetë të tij dhe kjo ditë do të mbetet në memorien e shqiptarëve si një nga ditët më të rëndësishme. Që në seli ka vrasës është evidente. Njëri prej tyre është me mbiemrin Shata. Por ka edhe të tjerë. Që aty ka persona në kërkim është evidente, janë pamje në foto. Grupi i Rithemelimit do t’i analizojë të gjitha procedurat ligjore. Nuk kemi besim tek drejtësia, por do të mbeten dhe drejtësia vonon dhe nuk harron. Ndaj të gjitha këtyre do të ngrihen padi.

Policia ndërhyri shtazërisht kundër protestuesve. Nëse ka patur  një bunker real në diktaturë ka qenë ushtria. Por në atë kohë nuk kanë ekzistuar blinde në atë ndërtesë. Ndërtesat kanë kujtimet e tyre, por ajo mbetet selia e Partisë Demokratike dhe jo e Lulzim Bashës, ne kemi objektivin tonë në atë seli. Mediat e huaja nuk kanë patur këtu përfaqësues pasi protesta sot nuk ka qenë e dhunshme. “The Washington Post dhe Reuters u referohen mediave të Edi Ramës. Sot 600 mijë shqiptarë janë ndjerë me shpresë dhe të lirë”- u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat