“Ky është qershia mbi tortë”, Artan Hoxha publikon foton nga selia blu që po ‘thyen’ rrjetin

Shqipëria

“Ky është qershia mbi tortë”, Artan Hoxha publikon foton nga selia blu që po ‘thyen’ rrjetin

Më: 9 janar 2022 Në ora: 09:27
Artan Hoxha

Gazetari investigativ, Artan Hoxha e ka pasqyruar dje përmes postimeve të njëpasnjëshme protestën e dhunshme të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij në selinë e PD-së.

Hoxha ka ndarë edhe disa momente pikante që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

“Dhe në fund, qershia mbi tortë…

Këtë “përmbaruesin e lirisë”, që kërkon të hyjë në zyrën e Bashës, duke kërcyer vallen e shqipeve mbi shkallë, e paska “trajtuar ca kohe edhe Tirona”.

Një gjë nuk e kuptoj, edhe ka ardhur për ta larguar Bashën nga zyra, edhe mban bluzën e kuqe të rivalëve të Partizanit në dorë.

Këtij i them inat unë, jo shaka…

Duket si “Ramadan Kafsha” i vërtetë, jo ai i Portokallisë, por policia ende nuk e ka identifikuar”, shkruan Hoxha.

Image
Postimi nga Artan Hoxha
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat