Fjala e Sekretares së PD në mbledhjen e Kryesisë

Shqipëria

Fjala e Sekretares së PD në mbledhjen e Kryesisë

Më: 11 janar 2022 Në ora: 21:42
Jonila Godole

Kryesia e Partisë Demokratike, nisur nga episodi i dhunës së protestës së 8 janarit mori disa vendime të rëndësishme duke përjashtuar dhe pezulluar zyrtarë të PD, mbështetës së Berishës.

Në mbledhjen e cila zgjati më shumë se 9 orë, Sekretarja për të Përndjekurit Politikë, Jonila Godole ka dënuar ashpër dhunën e ushtruar ditën e shtunë për të cilën  tha se do të mbetet gjatë në kujtesën e çdo shqiptari.

Më tej Godole shprehu nevojën për ndarjen nga e shkuara dhe hapjen e një kapitulli të ri.

Fjala e plotë

Dhuna që u ushtrua ndaj selisë së PD-së do mbesë gjatë në kujtesën jo vetëm të çdo demokrati, por edhe të çdo shqiptari. Gjatë katër muajve të fundit u përshkallëzua një gjuhë urrejtjeje e një pjese të demokratëve ndaj demokratëve të tjerë që nuk zgjodhën të ndjekin hallin personal të ish-kryetarit të partisë, të shpallur non-grata nga SHBA. Ky është një akt i pashembullt përçarjeje brenda mbështetësve të një partie. Dhe ishte e pritshme që kjo urrejtje e verbër të kurorëzohej me dhunë. Fati e deshi që të mos kishte viktima! Përgjegjësi kryesor i kësaj dhune dihet tashmë, dhe nëse do të kishte shtet ligjor dhe polici jo politike ato do të kryenin detyrën e tyre pa rrezikuar jetë njerëzish brenda dhe jashtë selisë.  PD duhet të ndahet nga e shkuara dhe të çelë një kapitull të ri. Të reformohet thellë, të analizojë dhe të mësojë nga gabimet e të shkuarës, të hapet ndaj debatit konstruktiv dhe mendimit ndryshe, ndaj intelektualëve, rinisë dhe gjithë atyre që duan të kontribuojnë dhe që deri tani nuk e shihnin veten në PD, ndër të tjera edhe për shkak të elementeve të dhunës fizike dhe verbale që ajo ka manifestuar gjatë 30 viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat