“Edhe ushqimin ia kontrolluan para se t'ia shërbenin"/ Gazetari: Mbrojtja e Erdoganit në Shqipëri u bë nga garda presidenciale

Shqipëria

“Edhe ushqimin ia kontrolluan para se t'ia shërbenin"/ Gazetari: Mbrojtja e Erdoganit në Shqipëri u bë nga garda presidenciale

Më: 18 janar 2022 Në ora: 10:03
Recep Tayip Erdogan dhe Edi Rama

Gazetari Artan Hoxha zbuloi detaje për protokollin e sigurisë që Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kishte gjatë vizitës së tij në vendin tonë.

Sipas gazetarit, “ushqimi që konsumoi Erdogani në katin e parë në kryeministri, diku rreth orës 15:40, u kontrollua dhe u miratua nga truprojat turke përpara se të servirej”.

“Mbrojtja e afërt e Erdoganit u bë nga garda presidenciale turke dhe nga rojet e tij, është protokoll kudo që ai lëviz.  Madje dhe makina që ai lëvizte Erdogani ishte sjell nga Turqia, nuk ishte makinë e jona e blinduar që përdor shteti shqiptar, pra mbrojtja personale e Erdoganit u bë nga trupat turke, garda dhe policia jonë kanë mbrojtur vetëm në distancë aktivitetet që janë zhvilluar dhe lëvizjet gjatë qarkullimit të eskortës.

Madje dhe ushqimi që konsumoi Erdogani në katin e parë në kryeministri, diku rreth orës 15:40, u kontrollua dhe u miratua nga truprojat turke përpara se të servirej.

Nga Turqia kishte ardhur garda presidenciale, njësia speciale që ruan Erdoganin dhe personeli i shërbimeve sekrete turke. Pra siguria e Erdoganit është mbuluar 100% nga trupat turke gjatë vizitës në Tiranë”, ishte mesazhi i gazetarit për emisionin Opinion.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat