Përvjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës/ Balla: “Gandi i Ballkanit”!

Shqipëria

Përvjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës/ Balla: “Gandi i Ballkanit”!

Më: 21 janar 2022 Në ora: 17:03
Ibrahim Rugova.

Sot shënohet 16-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Me një postim në Facebook, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taluant Balla shkruan se udhëheqësia e tij e mençur ka meritën historike në pavarësimin dhe ngritjen e shtetit demokratik të Kosovës, me orjentimin e palëkundur të integrimeve në BE dhe NATO, në mirënjohje dhe koordinim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot kujtojmë “Gandin e Ballkanit”, shqiptarin e madh, Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Udhëheqësia e tij e mençur ka meritën historike në pavarësimin dhe ngritjen e shtetit demokratik të Kosovës, me orjentimin e palëkundur të integrimeve në BE dhe NATO, në mirënjohje dhe koordinim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”- shkruan ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat