Ngrin Shqipëria, temperaturat zbresin në -15, njihuni me parashikimin e motit

Shqipëria

Ngrin Shqipëria, temperaturat zbresin në -15, njihuni me parashikimin e motit

Më: 25 janar 2022 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot me diell por shumë të ftohtë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku variojnë: në zonat malore, nga -15°C në -1°C, në zonat e ulëta nga -6°C në 06°C dhe në zonat bregdetare nga -3°C në 08°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor-Lindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -16°C në -7°C dhe në zonat e ulëta nga -12°C në -4°C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat