Mjeti humb kontrollin dhe del nga rruga në në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset drejtuesja

Shqipëria

Mjeti humb kontrollin dhe del nga rruga në në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset drejtuesja

Më: 26 janar 2022 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë një person ka dalë nga rruga.

Policia bën me dije se shtetasja S. S., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat