Në kërkim të vrasësit të katërt/ Vrasja e bujshme e Agim Bucit për të cilën u zbulua edhe autori tretë

Shqipëria

Në kërkim të vrasësit të katërt/ Vrasja e bujshme e Agim Bucit për të cilën u zbulua edhe autori tretë

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 20:00

Një gjurmë e këqyrur në një skenë krimi këtu në Kamëz dhe e krahasuar me të dhënat papilare të një vrasësi me pagesë, janë bërë shkak për rihapjen e vrasjes se Agim Bucit, i vrarë nga disa persona , që më pas janë dënuar.

Gjatë kësaj përleshjeje gruaja e tij mbeti e plagosur nga armët e zjarrit.

Teksa ngjarja është hetuar si vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen e Bucit, shkresa që konfirmon Albert Zajen si autorin e tretë  iu përcoll prokurorisë në fillim të këtij muaji. Për vrasjen e Bucit nën akuzë dhe të dënuar nga shkalla e parë janë Ruzhdi Hoda dhe Vladimir Kuri, kurse Zaja , 38 vjeç rezulton i prangosur për vrasjen e dyshuar me pagesë të Shkëlzen Kastratit  ndodhur në Fier.

Por emri i tij është përmendur edhe nga të dyshuarit por nuk u mor parasysh derisa dolën përgjigjet.

Njëri nga të akuzuarit gjatë gjykimit në Apel që është në pritje të rezultateve të kriminalistikës pohoi se ishte paguar për të vrare Agim Bucin. Por i vëllai i të ndjerit, Ferit Buci këmbëngul se në krim ka marrë pjesë edhe një i katërt ende i paidentifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat