Publikohen pamjet nga takimi i Ramës me banorët, qytetarja: Nuk duam më gënjeshtra

Shqipëria

Publikohen pamjet nga takimi i Ramës me banorët, qytetarja: Nuk duam më gënjeshtra

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 15:13
Pamje nga takimi

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga takimi i zhvilluar me  tre nga banorët protestues të lagjeve që do të prishen banesat.

Rama në fjalën  e tij ka kërkuar nga banorët që të jenë të mirkuptueshëm dhe të firmosin marrëveshjen me bashkinë, pasi në lagjen e tyre do të bëhet një lagje akoma m  e bukur dhe ato si shumë banorë të tjerë që kanë ngelur pa banesë nga tërmeti do të kenë shtëpinë e tyre.

Ndërkaq një nga qytetarët që ishte në takim është shprehur se është e zhgënjyer dhe se bashkia për shkak se e ka shtëpinë pa letra nuk do të marrë parasysh dhe familja e saj ngelet në rrugë.

Rama i ka kërkuar zonjës që të ruajë qetësinë pasi ajo është e njëjtë me të gjithë dhe nuk do të ngelet pa shtëpi.

Pjesë nga biseda:

Qytetarja: Më kanë përjashtuar nga lista, kam disa pyetje

Rama: Më dëgjo njëherë mua, aty do të bëjmë një lagje për të strehuar të gjithë ju,

Qytetarja: Mua jo se jam pa leje,

Rama: Edhe ti, më dëgjo mua,

Qytetarja do më japësh fjalën ti që do më bësh me shtëpi,

Rama: Dëgjo mua njëherë,

Qytetarja: Dua të bëj pyetje se kështu e bëni ju na takoni dhe ikni, nuk e kam personalisht me ju, por ju thoni gjërat e tuaja dhe largoheni. Por unë kam thënë nëse më zgjidhni punë do ju voto,

Rama: Pyetjet në fund, votën jepjani atyre që do, s’jam për votë këtu por sepse ju jeni njëlloj për mua si qofshi me votë si pa votë.

Qytetarja: Nuk duam më gënjeshtra,

Rama: A ka mundësi të më dëgjosh, dëgjo mua. A do më dëgjosh se u bë disa herë që më ke ndërprerë fjalën, qenke gati për tu bërë deputete e partisë që ke votuar se nuk të lini me fol.

Qytetarja: Jo nuk kam votuar asnjë unë, jam e përjashtuar.

Ndër të tjera kryeministri Rama është shprehur se në lagjen 5 maji do të bëhet një lagje e bukur dhe pjesë e saj do të jenë jo vetëm banorët që kanë banesat aktualisht aty por edhe ato që kanë ngelur pa shtëpi nga tërmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat