Berisha në krah të Dukës që kërkon mandatin e gjashtë: Narko shteti zëvendësoi topin me tritol në FSHF

Shqipëria

Berisha në krah të Dukës që kërkon mandatin e gjashtë: Narko shteti zëvendësoi topin me tritol në FSHF

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 12:10
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Dibra, ku po prezantohet kandidati i kësaj bashkie për koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’ është përfshirë në debatin që ka ‘mbërthyer’ Federatën Shqiptare të Futbollit. 

Gjatë fjalës së tij, Berisha është pozicionuar në krah të Armand Dukës, i cili kërkon mandatin e gjatë në FSHF. Duke marrë shkas nga ngjarja që ndodhi në hyrje të banesës së Dukës, ku iu vendos një sasi me tritol, Berisha akuzoi qeverisë, duke e i vendosur nofkën ‘narko shteti’ që sipas tij e zëvendësoi topin me tritol.

“Për revolucionin, për përmbysjen e narko shtetit dhe patericave të tij. Kam nder të madh që jam sot këtu për të paraqitur për qytetar të parë të bashkisë së këtij rrethi, njërin nga bijtë tuaj, intelektual, mësuesin e fëmijëve tuaj, premtim Kryemadhin. Ai mishëron krenarisht virtytet tuaja, shpirtin tuaj punëtor dhe ndershmërinë dhe dashurinë e pakufishme, për ju dhe Dibrën. Në këto zgjedhje, përballja është e madhe. Përballet e shkuara, shteti i bazuar në mafien dhe drogën, përballet narko shtetit që nuk njeh dhe respekton votën. 

Narko shteti, siç e patë herën e fundit në Federatën Shqiptare të Futbollit, zëvendësoi topin me tritol. Arroganca e një njeri që ka trashëguar psikologjinë më të keqe të etërve të tij. Një njeri që mendon se me dibranë, shkodranë, me korçarë, mund të sillet si të dojë dhe mund të marrë çdo vendim që do marr, sillet si aksioner. Ai ka marrë në qerre dhe Lul Bravën. Nga Vlora më njoftojnë se kanë ngritur Sheshin e Flamurit, po se ça do bëjë, e di ai. Se sa do të vjedhë në atë shesh, e di ai.”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat