Kushtetuesja nuk shkarkoi Presidentin Meta/ Berisha: Gjykata duhet të dënonte Parlamentin për falsifikim provash!

Shqipëria

Kushtetuesja nuk shkarkoi Presidentin Meta/ Berisha: Gjykata duhet të dënonte Parlamentin për falsifikim provash!

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 12:11
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila vendosi për të mos shkarkuar Presidentin Ilir Meta.

Në një prononcim për mediat, Berisha deklaroi se Gjykata Kushtetuese duhet të kishte dënuar Parlamentin për falsifikim dokumentesh.

Sipas ish-kryeministrit, nuk ka pasur shkelje të rëndë Kushtetuese në veprimet e Ilir Metës.

“Të dënonte parlamentin për vendimin e tij me të cilin synonte censurën, rikthimin e censurës në Shqipëri duke filluar nga kryetari i Shtetit. Gjykata Kushtetuese duhet të kishte vetëm një pikë, dënoj parlamentin për vendimin e tij antidemokratik, antiligjor dhe antikushtetues. Gjykata Kushtetuese duke treguar varësinë nga politika, nuk dënoi aktin e falsifikimit të dokumenteve të Parlamentit. Ky është komenti, nuk kam pasur dyshim se aty ka pasur krim Kushtetues në qëndrimet e Presidentit. Shkelje flagrante të Kushtetutës ka pasur Kuvendi, Edi Rama që kërkon të marrë të gjitha pushtet në këtë vend. Përfshirë edhe atë të Presidentit” – tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat