Sot nisi fushata për zgjedhjet e 6 marsit, ja thirrja e Celiashit për partitë politike, kandidatët dhe qytetarët që do votojnë

Shqipëria

Sot nisi fushata për zgjedhjet e 6 marsit, ja thirrja e Celiashit për partitë politike, kandidatët dhe qytetarët që do votojnë

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 12:33
Ilirjan Celibashi

Sot nis fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë Shkodër, Dibër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë, Lushnjë.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi i ka bërë thirrje “partive politike dhe kandidatëve për ta zhvilluar këtë fushatë në mënyrë të qetë dhe në përputhje me të gjitha parashikimet e Kodit Zgjedhor”.

“Subjektet zgjedhore të regjistruara dhe kandidatët e tyre, kanë detyrimin për të bërë fushatë duke respektuar Kodin Zgjedhor, si edhe çdo normë tjetër ligjore, e cila përcakton dhe garanton zgjedhje të lira, të drejta dhe të ndershme.

Zhvillimi i një gare zgjedhore duke respektuar principet e një gare të lirë të drejtë e të ndershme lidhet me standartin e këtij procesi.

Ftoj votuesit, zgjedhësit qytetarë të këtyre 6 njësive vendore të marrin pjesë masivisht në këtë proces zgjedhor.

I ftoj të verifikojnë vlefshmërinë e dokumentit të identifikimit pasi të kenë verifikuar nëse emri i tyre gjendet në listën e zgjedhësve ose jo”, tha Celibashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat