Mishi, bulmeti e vaji u shtrenjtuan/ Tregtarët thonë se konsumatorët kanë reduktuar blerjet

Shqipëria

Mishi, bulmeti e vaji u shtrenjtuan/ Tregtarët thonë se konsumatorët kanë reduktuar blerjet

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 19:51
Tregu

Në vëzhgimin tonë në tregjet e kryeqytetit mishi, bulmeti dhe vaji për gatim vijnë me nga 50 – 100 lekë rritje, ndërsa këtyre i kanë paraprirë çmimet e bukës, perimeve dhe frutave.

 “Më mirë nuk ka ku të shkojë. Janë rritur të gjitha nga buka te mishi. Të gjithë njerëzit po e shtyjnë në minimumin jetik.”

 “Janë shtrenjtuar shumë, zarzavatet më së shumti. Edhe mishin rrallë po e shohim. Unë jam pensionist invalid dhe na dërgon lekë djali, se ndryshe do ishte e pamundur që t’ia dilnim me ilaçet dhe gjërat e tjera.”

Një tregtar mishi në pazarin e Tiranës shprehet se njerëzit i kanë ulur blerjet

“Tek tregu i mishit puna ka rënë shumë. Njerëzit nga 5kg që blini më para marrin vetëm 3 kg tani. Sata duan të blejnë, por si t’ja dalin me rrogat dhe pensionet që kanë. Edhe çmimet janë rrit nga 50 lekë për çdo kile mish” , tha tregtari.

Këto pohime të qytetarëve dhe tregtarëve i pohojnë edhe statistikat. Besimi në ekonomi i qytetarëve ra në muajin janar sipas bankës së Shqipërisë, ndërsa ata bëhen gjithmonë edhe më pesimistë për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat