Rezoluta për Ukrainën/ Kodheli: Shkon përkrah me atë të OKB-së, sot ne jemi në anën e drejtë të historisë

Shqipëria

Rezoluta për Ukrainën/ Kodheli: Shkon përkrah me atë të OKB-së, sot ne jemi në anën e drejtë të historisë

Më: 7 mars 2022 Në ora: 17:44
Mimi Kodheli

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka deklaruar se Shqipëria dënon sulmin e Rusisë mbi Ukrainën dhe rezoluta e sotme në Kuvend miratohet në mbështetje të rezolutës së Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Kodheli vuri në duke se kjo rezolutë ka mbështetjen e anëtarëve të NATO-s dhe partnerit më strategjik të Shqipërisë sicc janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Dënojmë sulmin e Rusisë mbi Ukrainën, ndaj një vendi mik si Ukraina. Dua të falënderoj nga zemra edhe në gjuhën Ukrainase. Kjo është një rezolutë në mbështetje të rezolutës së Kombeve të Bashkuara, mban kartën e Helsinkit, garancitë e sigurisë së vetë Ukrainës e me radhë.

Është në unanimitet të plotë me PE-në i cili doli me një rezolutë tjetër më 1 mars të këtij viti, në unanimitet të plotë me SHBA-të me aleatin strategjik. Ne sot jemi në anën e drejtë të historisë. Duke vlerësuar rolin e Shqipërisë dhe pozicionin e saj si anëtare e NATO-s, dhe duke aderuar në organizmat më të rëndësishëm botërore jo vetëm të sigurisë në botë, në rajon por edhe në mbrojtjen tonë”, deklaroi Kodheli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat