Tritol te porta e shtëpisë/ Ish-inspektori i pyjeve: Nuk kam konflikte me askënd

Shqipëria

Tritol te porta e shtëpisë/ Ish-inspektori i pyjeve: Nuk kam konflikte me askënd

Më: 14 mars 2022 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Një sasi tritoli e vendosur para banesës së një 44-vjeçari në fshatin Vërdovë të Pogradecit ka shpërthyer gjatë natës por fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ngjarja është regjistruar rreth orës 11 të mbrëmjes së të dielës në banesën që i përket Arben Xhukellari, një person që ishte në arrest shtëpie, pasi është arrestuar për favorizim të prerjes së paligjshme të druve.

Sipas deklarimeve Xhukellari nuk ka konflikte me njeri megjithatë hetimet vijojnë për të mësuar shkakun e vendosjes së tritolit.

“Nuk kam pasur konflikte edhe kur kam qenë në punë. Kam qenë 9 muaj po bëj gati 10 muaj me arrest shtëpie për punën e punës. Nuk dyshoj tek asnjeri. Shpërthimi ndodhi në 11 pa 12 minuta, unë isha zgjuar, vetëm kur dëgjoj shpërthimin, dola me vrap, doli e gjithë lagja, ishin të gjithë të tronditur nga ajo që ndodhi”, tha ai.

Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të për bërë të mundur kapjen e autorit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat