Drogë, armë dhe dhunë/ Zbulohet emri i gazetarit shqiptar që u arrestua

Shqipëria

Drogë, armë dhe dhunë/ Zbulohet emri i gazetarit shqiptar që u arrestua

Më: 18 mars 2022 Në ora: 15:23
Ilustrim

Me 28 Maj 2021, gazetari Elio Laze, është arrestuar nga policia.  Sipas dokumenteve të siguruara nga mediat shqiptare, gjatë kohës që policia ka ushtruar kontroll në automjetin me të cilin gazetari udhëtonte, në çantën e tij të dorës është gjetur një armë zjarri, e llojit pistoletë, e markës ‘Ekol”, me karikator të vendosur dhe me një fishek luftarak të vendosur në karikatorin e pistoletës.

Gjithashtu gjatë kontrollit në çantën e dorës është gjetur në paketën e cigareve dhe një sasi lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sativa.

Më pas gazetari është shoqëruar në komisariatin numër një, në kushtet e  flagrancës.

Kjo është ngjarja që ka ndodhur rreth orës 00.30 minuta të 28 Majit 2021.

Nga ana tjetër rezulton që Policia nuk e ka raportuar rastin siç është dokumentuar në dosjen që ka në duar Prokuroria.

Policia mashtroi apo gazetari rrahu gruan?

Në komunikatën e policisë  të 28 Majit 2021, raportohet  se është arrestuar shtetasi E.L, 34 vjeç, për  dhunë në familje dhe për armëmbajtje.

Në njoftimin e policisë nuk përmendet lënda narkotike. Përputhet data, kur është arrestuar por nuk përputhet mosha.

Në dosjen e siguruar nuk përmendet dhuna ndaj bashkëshortes, por gjetja e një pistolete dhe një sasie droge.

 “Specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 34 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L.,  pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte, në çantën e dorës iu gjet dhe iu sekuestrua një arë zjarri pistoletë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Dyshimet ngrihen  nëse policia mashtroi apo ka ka nxjerrë rast tjetër në njoftimin për shtyp që i referohet dhunës në familje apo është i njëjti rast dhe është tjetërsuar mosha dhe dhe i është hequr  raportimi për lëndën narkotike.

Sido që të jetë e vërteta, fakti është vetëm një. Gazetari Elio Laze në Maj të vitit 2021, është kapur me armë dhe me drogë.

Image
Elio Laze

Ku u arrestua?

Arrestimi i gazetarit Elio Laze  është bërë nga focat e Policisë të Komisariatit numër 1,  në rrugën “Ali Demi”, në vendin e qujatur “Trekëndëshi i Flamurit Gjerman” në Tiranë.

Pasi automjeti i tij është ndaluar nga Policia, jaën gjetur në sendet e tij personale edhe arma pistole “Ekol”, dhe një sasi lënde narkotike.

Gazetari përdorues droge

Gjatë marrjes në pyetje, gazeatri Elio Laze ka pranuar se është konsumes i lëndëve narkotike.

“Mbrëmë me datë 27.05 2021, rreth orës 22.00 dola nga zyra e punës për t’u qetësuar dhe mora rrugën e vjetër nacionale Tiranë-Elbasan ndalova për të konsumuar një cigare hashash”, ka thënë Laze para oficerit të Policisë Gjyqësore.

Në lidhje me armën e gjetur gazetari ka thënë se e ka blerë tek disa të rinj për 200 euro. Nga akti i ekspertimit ka rezultuar se arma ishte në gjendje të rregullt teknike dhe realizon qitje normalisht.

Rasti ka shkuar në Prokurori dhe mbi Lazen rëndojnë akuzat “Mbjatja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 të kodit Penal dhe ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, sipas nenit 283 të Kodit Penal.

Dyshime për manipulim të dosjes

Gazetari Elizo Laze është lënë në arrest shtëpie nga gjyqtari B.Shehaj, me pretendimin për shkaqe shëndetësore. Ndërsa sipas Kodit Penal rrezikon nga 7 deri në 12 vjet burg.

Pavarësisht rrethanave i gjetur me armë dhe me drogë Laze është lënë në arrest shtëpie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat