Berisha bëhet “kryetar”: Marr përsipër problematikat e krijuara nga Basha, zgjedhjet për krerët e degëve të shtyhen

Shqipëria

Berisha bëhet “kryetar”: Marr përsipër problematikat e krijuara nga Basha, zgjedhjet për krerët e degëve të shtyhen

Më: 25 mars 2022 Në ora: 16:14
Berisha

Në një dalje nga selia blu, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se çdo demokrat mund të kandidojë për çdo post që dëshiron.

Ai tha se disa prej tyre më kanë kërkuar që procesi i zgjedhjeve për krerët e degëve të shtyhet nga data 3 në 20 prill.

Berisha madje shtoi se Basha ka dhënë dorëheqjen dhe tashëm ai merr përsipër problematikat e krijuara nga ai nga shtatorit.

Berisha: Demokratët janë të angazhuar se duan të bashkojnë partinë. Çdo demokrat mund të kandidojë për çdo post që dëshiron. Disa prej tyre më kanë kërkuar që procesi i zgjedhjeve për krerët e degëve të shtyhen nga data 3 në 20 prill. Unë diskutova për këtë çështje në komisionin e rithemelimit dhe komisioni ishte dakord dhe në kontekst po hartohet udhëzuesi.

Pra, është një proces shumë pozitiv që duhet të mirëkuptoj se është penguar edhe nga marrëdhënia që kanë pasur me kryetarin e PD-së. Basha ka dhënë dorëheqjen dhe marr përsipër problematikat e krijuara nga ai nga shtatori. Është krijuar logoja në mënyrë të padrejtë që nuk iu dha PD-së. Sot këta faktorë nuk ekzistojnë më, sepse kemi një logo të regjistruar në gjykatë dhe një statut të një kuvendi të pashembulltë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat